Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ndezur sot qirinj dhe ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin e Amerikës për nderim të mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth II, e cila ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare.
Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës, tha se mbretëresha Elizabeth II ishte figurë e shquar, e cila së bashku me shtetin britanik ndihmuan Kosovën para dhe pas luftës.
“Këtë eveniment e kemi organizuar me shumë dëshirë dhe respekt. Mbretëresha Elizabeth II është një personalitet karizmatik, e cila në shikim të parë duket që vetëm ka efekte ose veprimet ceremoniale në Britani të Madhe, mirëpo historia ka dëshmuar që ajo zonjë apo oborri mbretërore britanik ka ndikim dhe efekte të jashtëzakonshme. Efektet të tjera, të cilat më kanë shtyrë mua, por besoj edhe të gjithë popullit shqiptar për një veprim të tillë, është se Britania e Madhe, institucionet britanike, populli britanik para luftës, gjatë luftës, por edhe pas luftës kanë bërë veprim të jashtëzakonshme, së pari për ta ruajtur substancën e popullit tonë, pastaj në krijimin e institucioneve politike dhe ushtarake të shtetit të ri të Kosovës”, tha ai.
Mbretëresha Elizabeth II do të varroset më 19 shtator./arbresh.info/

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...