Prishtina vazhdon të prijë me rastet pozitive me Covid-19

15:09 | 3 Gusht 2020
A Z

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë regjistruar edhe 250 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi pandemisë të arrijë në mbi 9 mijë.

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, RAPORTON ARBRESH.INFO.

Pas kryeqytetit, renditen Mitrovica, Peja, Gjilani, Prizreni dhe Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale