Më 2 dhe 3 qershor 2025, në Prishtinë do të mbahet edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ngjarje që tashmë është kthyer në një platformë të rëndësishme globale për diskutimin e çështjeve që lidhen me rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar mbajtjen e forumit përmes një postimi, duke e cilësuar atë si një vendtakim të zërave nga e gjithë bota që angazhohen për drejtësi dhe barazi.
‘Edicioni i tretë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson vazhdimësinë e një angazhimi të përbashkët për paqe, siguri dhe drejtësi, të shtyrë përpara nga kampionë të guximshëm. Më 2 dhe 3 qershor, në Prishtinë, ky forum bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK