Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani tha së në këtë ditë ta kujtojmë forcë, guximin e grave dhe vajzave tona.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit. Ato munden, sepse kanë potencial”, tha ajo.
Tutje presidentja ka shkruar se secili ta bëjë pjesën e vetë të punës për t’u siguruar që zëri i grave të ndëgjohet.
“Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre”, shprehet presidentja Osmani.
Osmani iu drejtua të gjitha grave dhe vajzave të Kosovës, që të mos ndalen kurrë së ëndërruari, në veçanti të mos ndalojnë kurrë së besuari.
“Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari”, përfundoi Osmani. arbresh.info/
Nga tregtia te siguria ushqimore – Kosova dhe Shqipëria thel...
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...