Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

17:58 | 25 Mars 2026
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Federata e Xhudos së Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se presidentja Osmani ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos, aty ku po mbahet Kampi Ndërkombëtar i Xhudos.

“Presidentja u mirëprit nga Kryemjeshtri Driton Kuka, së bashku me kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, si dhe nga xhudistët e tjerë elitarë të Federatës së Xhudos së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FXHK.

Në Qendrën Nacionale të Xhudos, sipas këtij njoftimi, gjatë vizitës së Presidentes, ishin prezent edhe xhudistët nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë dhe po stërviten në Pejë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos.