Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë.
Ajo ka theksuar rëndësinë e këtij komuniteti për pasurinë kulturore dhe historike të vendit.
“Komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës. Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetet, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen. Gëzuar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë”, tha Osmani./Arbresh.info
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...