Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka konfirmuar përkushtimin e Norvegjisë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.
Grondahl ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të reja, në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të Republikë së Kosovës.
Ndërkaq, Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen të cilën shteti norvegjez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite.
Osmani ka potencuar se prioritet kyç mbetet menaxhimi me pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Grondahl kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe turizmit./arbresh.info/

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...