Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se po punohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ani pse sipas saj është proces shumë më i komplikuar.
“Anëtarësimi në NATO është proces shumë më i komplikuar sepse kërkon votim dhe vendim me unanimitet të plotë dhe në NATO janë ende katër shtet që nuk e kanë njohur Kosovën. Hapat tanë natyrisht në radhë të parë janë sigurimi që t’i plotësojmë të gjitha kriteret për anëtarësim, e dyta synojmë të anëtarësohemi në PFP, por Kosova ende nuk ka marrë pjesë për t’u anëtarësuar”.
Osmani tutje shtoi se Serbia nuk do mund ta shemb kurrë Kosovës, edhe pas kërcënimeve që i bën vazhdimisht.
“Serbia ka kërcënuar gjithmonë dhe do të vazhdoj. Sikur t’i dëgjonim ato, Kosova kurrë s’do të shpallej shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të vazhdojë me punën dhe fushatën e tyre destruktive, por Kosovën si shtet nuk do mund ta shembin kurrë, sepse është projekt i përfunduar”, tha osmani në një konferencë për media. /arbresh.info/
Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...