Presidentja, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Osmani shkruan se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.
Tutje ajo shkruan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj siç tha Osmani, veprimeve destabilizuese të Serbisë.
Postimi i plotë i saj:
Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë./arbresh.info/
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...