Në njëzetvjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.
“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan të parën e shtetit për kujdesin e treguar ndaj figurave të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës./arbresh.info/



Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”