Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpjeguar arsyet pse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarim rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ajo tha se partitë politike kanë bërë më shumë propozime sesa që lejohet.
“Për shkak se janë kërkuar tre nga Vetëvendosje, janë emëruar vetëm dy. Janë kërkuar dy nga PDK, është emëruar vetëm një, për shkak se ka më shumë propozime sesa që i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar që ta sqarojë atë”, tha Osmani.
Sipas saj, kjo çështje ka qenë e pasqaruar përgjatë viteve.
“Ky rast është ngritur mbi një çështje të ndryshme ligjore, jo si në rastet e mëparshme qoftë nga presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime”, u shpreh ajo.
Presidentja e dërgoi të martën kërkesën në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, pasi Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, i ka kërkuar tre anëtarë, ndërsa PDK-ja dy, por kjo parti ka kundërshtuar një veprim të tillë të Osmanit.
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...