Presidentja Osmani arrin në Bern, fillon vizitën historike shtetërore në Zvicër

13:13 | 21 Maj 2025
E.K

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Zvicër për vizitën e saj shtetërore, e ftuar nga Presidentja Karin Keller-Sutter.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një kreu të shtetit të Kosovës në Zvicër.

Sipas njoftimit të Presidencës, në Rezidencën zyrtare Lohn do të bëhet pritja me nderime shtetërore dhe do të mbahet një drekë pune, ku Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do të priten nga presidentja Keller-Sutter dhe Zotëria i Parë, Morten Keller.