Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë Micheline Calmy-Rey, ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane.
Osmani ka thënë se Calmy-Rey ishte liderja e parë evropiane që ka mbështetur publikisht idenë e pavarësisë së Kosovës, shumë vite para shpalljes së pavarësisë.
“Për kontributin e çmuar për pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve miqësore në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, sot e kam dekoruar znj. Calmy-Rey me Urdhrin e Pavarësisë”.
“Ajo ende vazhdon të avokojë në mbrojtje të Kosovës edhe pas përfundimit të angazhimit të saj aktiv në politikë dhe mbetet një mike e çmuar e Kosovës dhe e popullit të saj”,ka shkruar Osmani në facebook. /arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...