Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për nesër edhe një konferencë për media.
Në një njoftim të zyrës për informim të Presidencës nuk përmendet arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por që kjo konferencë pritet të fillojë në ora 11:00.
Por vetëm në dy javët e fundit, Thaçi ka mbajtur disa konferenca për media, ku ka folur kryesisht për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këto konferenca Thaçi ka përsëritur qëndrimin se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës, megjithatë mbetet e hapur për korrigjimin e kufijve, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit të Preshevës me Kosovën.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...