Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të premten me senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Takimi mbahet në ora 9.30, në Kabinetin e Presidentit.
Senatori amerikan gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa ka marrë pjesë edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, në të cilën iu drejtua qytetarëve të Kosovës.
Ndryshe, McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit. Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”./Arbresh.info/
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...