Ai ka shprehur mirënjohje për administratën e Donald Trump rreth mbështetjes që po i bënë negociatave Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Jam shumë mirënjohës administratës së Trumpit që na kanë dhënë mundësinë për diskutimin rreth marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi,” është shprehur Thaçi, raporton Arbresh.info.
I pyetur se si e sheh bojkotin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të punimeve të Asamblësë së OKB-së, Thaçi ka deklaruar se agjenda e Kosovës asnjëherë nuk është varur dhe nuk do të varet nga Serbia.
Duke folur rreth deklarimeve në opinion për luftë, Thaci ka thënë se nuk do t’i pengojë, duke shtuar se “lufta zhvillohet në istikame e jo në studio televizive”.
Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin