Hashim Thaçi, detyrën e Presidentit të Kosovës e mori në prill të këtij viti dhe prej kësaj kohe e deri më tani, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet.
Për 6 muaj në pozitën e presidentit, Thaçi ka pasur rastin të urojë vetëm njëherë qytetarët për njohjen e Kosovës, madje atë nga shteti Suriname më datë 22 korrik 2016.
Njësoj edhe sa ishte në pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk kishte fat dhe nuk arriti ta ndryshonte shumë numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Gjatë dy viteve të fundit, Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur gjithsej katër shtete.
Në vitin 2014, Kosovën e kanë njohur Ishujt Solomon ndërsa gjatë vitit 2015 Antigua dhe Barbuda e këtë vit edhe Suriname.
Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Republika e Kosovës ka siguruar deri më tani 111 njohje. Në këtë mënyrë ka arritur qëllimin për të pasur më shumë se 100 vende që e njohin Kosovën.
Politologu Donik Sallova për “Indeksonline” ka thënë se Thaçi është ende në kërkim të vetvetes.
“Thaçi si president siç duket akoma është në kërkim dhe përkufizim të vetvetes. Si duket i pamësuar të jetë i zhveshur nga kompetencat ekzekutive, Thaçi po del qesharak me nisna dhe aktivitete që në thelb nuk janë kompetencë e tij dhe e cenojnë ndarjen demokratike të pushteteve”, ka deklaruar Sallova.
Sa i përket njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, siç duket kjo përformanc e Thaçit në arenën ndërkombëtare, sipas Sallovës, do të varet nga raporti që Thaçi do të ketë me Gjykatën Speciale në muajt në vazhdim.
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...