Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim lamtumirës e ka dekoruar Drejtorin e Zyrës së Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ), James Macbeth Forbes, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e tij në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar atë dhe gjithë punëtorët e GIZ-it për punën dhe kontributin që kanë dhënë në një periudhë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit tonë.
“Kontributi juaj dhe i gjithë punëtorëve të GIZ-it ka qenë shumë i rëndësishëm për forcimin e shtetndërtimit në Kosovë. GIZ-i ka ndarë shumë mjete financiare dhe ekspertizë profesionale, duke ndihmuar në forcimin e të gjitha fushave të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, drejtori i GIZ-it, James Macbeth Forbes, është shprehur falënderues për dekoratën, që sipas tij, i dedikohet të gjithë bashkëpunëtorëve të GIZ-it, që tash e shumë vite kanë punuar për jetësimin e projekteve të ndryshme.
Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Gjermaninë dhe e mirëpret ndihmën e saj, e cila është përcaktuese jo vetëm në rrafshin politik dhe të integrimeve evropiane, por edhe në atë ekonomik, në fushën e arsimit, ambientit dhe kulturës./arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë