Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshën Catherine Ashton e cila po qëndron në Kosovë.
Gjatë takimit, presidenti Thaçi ka vlerësuar përkushtimin e Baroneshës Ashton gjatë procesit evropian të dialogut të zhvilluar në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se vendosmëria, durimi dhe vizioni i zonjës Ashton ka bërë që të arrihen marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vizioni evropian do të ngadhënjej në rajonin tonë pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen. E ardhmja e Kosovës dhe e tërë Ballkanit perëndimor është një e ardhme euro-atlantike që të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi duke shtuar se roli i i Baroneshes Ashton është madhor dhe historik.
Ajo, ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si mënyra më e mirë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...