Aleksandar Vuçiq ka thënë se Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën.
Ai ka insistuar se Serbisë i takon që t’i mbrojë interesat e saj. “Nuk e di se çfarë lidhje ka kjo me ta”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Kjo nuk ka lidhje me realitetin. Shikojeni se çfarë është duke ndodhur në Prishtinë, në botë”, shtoi ai.
Vuçiq ka parashikuar periudhë të vështirë edhe për shumë shtete të fuqishme botërore.
“Periudhë e vështirë i pret shumë fuqi botërore, pikërisht për shkak të problemeve të tyre të brendshme”, u shpreh Vuçiq.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...