Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ende nuk ka caktuar një prokuror për të hetuar rastin e kërcënimit me jetë ndaj Presidentes Vjosa Osmani, ndonëse ngjarja është raportuar një javë më parë.
Sipas zëdhënësit dhe këshilltarit të Presidentes, Bekim Kupina, kërcënimi është bërë përmes një mesazhi të dërguar në adresën elektronike zyrtare të Presidencës.
Kupina theksoi se kërcënimet ndaj Presidentes nuk janë të rralla, por se deri më sot nuk është arrestuar askush, madje edhe në ato raste kur kërcënuesit janë identifikuar me emër dhe mbiemër.
“Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të Presidentes Osmani i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, sot jemi njoftuar nga Policia se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj Presidentes Osmani. Është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase kemi të bëjmë me kërcënime ndaj kreut të shtetit të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetem me kompetenca të plota”, tha ai.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...