Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen gjyqësore për krime lufte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit vendosi se deklaratat me shkrim të dy dëshmitarëve dhe një provë materiale shoqëruese mund të pranoheshin si prova, duke theksuar se dëshmitë me shkrim nuk e dëmtonin padrejtësisht Mbrojtjen, sepse Mbrojtja do të ketë mundësinë të marrë në pyetje dëshmitarët për të gjitha aspektet që gjykohen relevante.
“Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për pranim të një prove materiale sipas rregullës 154 dhe miratoi një kërkesë tjetër për t’i shtuar listës së provave materiale disa dokumente, duke theksuar se Mbrojtja nuk e kundërshtoi këtë”, tha sot në konferencën për media, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle./RTK/
Prattipati takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, d...
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni p...
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...