Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec”, tha Elezaj.
Ai më tej shtoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Vendndodhja e policës në fjalë nuk ka qenë e ditur që nga e diela e kaluar, më 28.04.2024, ndërsa zhdukjen e saj e kishte raportuar vajza e saj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...