Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në këtë qytet, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu.
Sipas tij, Policia e Kosovës për rajonin e veriut nuk iu ka mundësuar kushte të favorshme të sigurisë për faljen e namazit të xhumasë, tek Ura e Ibrit.
Ndërsa në anën tjetër zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë se tre individë të caktuar në mënyrë verbale kanë bërë një kërkesë të tillë, e cila kërkesë nuk është aprovuar për shkaqe të sigurisë.
“Pasi morëm një kërkesë verbale nga tre individë, ne lajmëruam Bashkësinë Islame për të cilën kërkesë ata nuk ishin të informuar. Ju treguam që për shkaqe dhe rrethana të sigurisë nuk mund të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Hoti.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...