Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 71 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 34 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, transmeton Arbresh.info.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 14 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor,në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3669 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info






Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit jep detaje pas gjetjes së trupit...
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...