Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë.
Në kuadër të planit operativ ”Sezona e verës 2024” policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive.
Policia Rajonale e Ferizajt ka filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton ” Festo me zemër, jo me armë ” me disa porosi, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :
– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi,
– Është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje ( poligonet e gjuajtjes ).
– Përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të ”Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
– Për këto vepra penale parashihet dënim me gjobë 10.000 euro, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...