Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar.
Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1, pika 1.8 i KPRK-së.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së:
-192 dhe 080019999(pa pagës)
-039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe
-E-mail adresa : [email protected]. /arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...