Studentët po i marrin gjërat dhe rrobat e tyre që ju kanë mbetur në konvikte.
Për të mos u bërë tollovi, Qendra e Studentëve ka caktuar orën se kur mund të shkojnë studentët t’i marrin rrobat.
Por, disa nga gjerat personale iu mungojnë disa studentëve. Rroba, mbathje e bizhuteri, janë vetëm disa që ju mungojnë për këtë edhe po i paraqesin tek policët të cilët janë përgjegjës për këto.
Isak Besa drejtor i strehimit tregon për arbresh.info ankesat e studentëve.
“Kemi pranuar disa ankesa nga studentët që iu mungojnë disa gjera personale por janë raportuar në polici dhe policia po merret me këto raste”, tha ai.
Arbresh.info mëson se për secilën dhomë ku mungojnë senet ekzistojnë regjistrat e personave që kanë qenë të karantinuar ne ato dhoma dhe konvikte. E sipas gjasave ata mund të jenë edhe përgjegjës për zhdukjen e sendeve të studentëve.
Një student i cili kishte shkuar në konvikt për t’i marr rrobat e tij tha se ai personalisht nuk kishte vërejtur ndonjë mungesë, por para kamerës së portalit arbresh.info tregoi se shokët e tij janë ankuar se iu mungojnë pantallona, bluza e parfume.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 18 maji deri me datën 23 maj studentëve do t’u lejohet tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1,2,3,4,5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar./arbresh.info/

Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...