
????????????????????????????????????
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Prishtinës, me anë të një komunikate sonte ka njoftuar se ka nisur hetime për “dëmtim apo asgjësim të pronës”, respektivisht lidhur me aksionin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila rrënoi rrethojën e Qeverisë.
“Sot në ora 16:00, policia ka marrë informacionin se në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë një grup prej 30 – 40 personash, kanë dëmtuar pjesërisht rrethojat e objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin ku është zhvilluar ngjarja dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore me qëllim të ekzaminimit të vendngjarjes, hetimit të rrethanave si dhe identifikimit të personave që kanë kryer aktin.
Ndërkohë që marrë për bazë rrethanat e sipër cekura me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Aktualisht janë duke u kompletuar të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar edhe më tej me hetimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Aktivistët e Vetëvendosjes sot i hoqën barrikadat e posavendosura me arsyetimin se “demokracia nuk lejon që qeveria të ndahet nga populli” dhe se “barrikadat e vendosura para Qeverisë kanë qenë vazhdimësi e disa veprimeve jo të mira të kryeministrit Mustafa”
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...
Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...