Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë vazhduar me intensifikimin e aktiviteteve operative gjatë javës së kaluar, duke ekzekutuar një numër të konsiderueshëm të urdhëresave gjyqësore dhe duke ndërmarrë masa të shumta në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Policia ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, policia ka realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 82 lidhen me vepra penale, ndërsa të tjerat me kundërvajtje, paraqitje në seanca, verifikime dhe procedura të tjera ligjore.
Personat e dënuar me burgim, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.
Aktivitetet e Policisë së Prishtinës janë zgjeruar edhe në fusha të tjera të sigurisë publike.
“Janë sekuestruar 11 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, në disa lokacione dhe operacione të ndara.Në të njëjtin interval kohor, janë shqiptuar 4592 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, prej tyre, 407 gjoba janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe ato të pajisura me radar mobil”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Prishtinës thekson se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë me qëllim të rritjes së sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të veprave penale e kundërvajtjeve në territorin e rajonit
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...