Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejё, me datёn 7.10.2020 rreth orёs 00:20, nё rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Golf me targa vendore.
Policia ka bёrё verifikimin e personave dhe gjatё kontrollit në bagazhin e veturës ёshtё gjetur njё (1) televizor dhe katёr (4) zmadhues tё zёrit, tё cilët janё konfiskuar deri në verifikimin e tyre.
Policia ka shoqёruar tё dyshuarit në Stacionin Policor nё Pejё dhe pas intevistimit, tё njëjtit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit lirohen në procedurё të rregullt.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojё shtёpinё e viktimёs nё fshatin Vitomiricё, shtёpi nё tё cilёn nuk jeton askush, pasi qё pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janё vjedhur sendet e lartcekura.
Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim.
Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes me datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit:
A.Sh. lindur me 1994 m/k
L.S. lindur me 2000 m/k
E.A. lindur me 1992 m/k
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt.



Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun