Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në lidhje me dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhur më 20 janar, ndërsa policia ka identifikuar dy të dyshuar, por deri tani nuk ka arritur t’i lokalizojë.
“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Policia e Kosovës bën publike fotografitë e personave të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit janë: Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë dhe Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Për çdo informacion lidhur me të dyshuarit, qytetarët udhëzohen të njoftojnë policinë në stacionin më të afërt policor, ose të kontaktojnë numrat 192 dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).
Ndryshe, pasditen e 20 janarit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Gjakovë. Lidhur me rastin drejtori rajonal i policisë Lumni Graishta ka thënë se nuk ka të lënduar nga ky rast./Arbresh.info
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...