Policia e Kosovës është mjaftë aktive së fundi nëpër dasma.
Jo për t’u argëtuar, por për të sekuestruar armët që asesi t’i ndahen qytetarët gjatë ahengjeve të tyre familjare.
Së fundit, paraditen e së dielës, policia ka ndërhyrë në një dasmë në Suharekë ku ka konfiskuar një pistoletë me gas pa fishekë dhe një AK-47 po ashtu pa fishekë.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Bllacë, Suharekë, 15.08.2021 – 11:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë me gas pa fishekë dhe një AK-47 po ashtu pa fishekë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...