Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit

12:24 | 5 Nëntor 2021
A Z

Policia e Kosovës konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale kanë parandaluar kontrabandimin e mallit në rajonin e Gjilanit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje – Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 04.11.2021, rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall.

Drejtuesi i automjetit M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike ‘VAILLANT’ të cilat shërbejnë për nxehje qendrore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme