Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, sot ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Metehi të komunës së Podujevës.
Përgjatë bastisjes policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit EKOL Special, e kalibrit 9 mm si dhe ka arrestuar dy persona.
“A. I, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe T. Sh, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...