Një person është plagosur pasditen e djeshme në Istog. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzhevinë.
Mëson se emri i të plagosurit është Ukë Idrizaj. Policia e ka konfirmuar se një person është arrestuar si i dyshuar për këte vepër.
I arrestuari është L.Arifaj nga Istogu. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një kontest pronësor ka shpier deri te ky sherr.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia është informuar se një i dyshimtë k/shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë” thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Istog, e pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...