Mbrëmë një 18 vjeçar nga fshati Radostë e komunës së Rahovecit ka varë vetë.
Zëdhënësia e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, e ka konfirmuar dhe ka thënë se N.Z 18 vjeçar është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij.
Sipas saj, personi i njëjtë është dërguar menjëherë në spitalin rajonl të Gjakovës ku nga mjekët kujdestar është konstatuar vdekja e tij.
“Më 19.05.2017 në ora 19:00 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatë për një rast në fshatin Radostë. Policia ka dal në vend ngjarje dhe është njoftuar se personi N.Z. i lindur në vitin 1999 është gjetur në shtëpinë e tij i vetëvarur dhe është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen. Trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë Podrimaj për lajmi.net.
Ajo ka shtuar se ende nuk dihen motivet e rastit dhe se ata janë duke pritur raportin e mjekësisë ligjore./Arbresh.info/
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...