Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një plagosje të rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person u plagos me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ende në kërkim dhe se rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025 – 18:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
LEXO EDHE:
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut