Policia jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

17:07 | 15 Shkurt 2021
A Z

Arbresh.info raportoi para pak minutave se u gjet një person pa shenja jeta afër Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka dhënë më shumë detaje.

Ai tha se,  ekipa mjekësore emergjente ka konstatuar se trupi pa shenja jete është një 70 vjeçar.

“Rreth orës 16:00 është marre informata për një person pa shenja jete në një lokal ne rrugën ” Fazli Grajçevci” ne Prishtine. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipa mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete.  Aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjendet pa shenja jete një person afër Qeverisë së Kosovës – Arbresh.info

 

Të ngjashme