Policia e Kosovës, ka njoftuar rreth arrestimit të zyrtarëve të PSD-së sot në ambientet e ZRRE-së. Sipas policisë, zyrtarët e PSD-së janë arrestuar nën dyshimet për pengim të personave zyrtar në kryerje të detyrës.
Në total numri i të arrestuarve është 13-të. Në mesin e të arrestuarve është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj si dhe zyrtarët Frashër Krasniqi, Nol Nushi etj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRrE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona.
Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.
Duke parë që kanë dështuar të gjitha përpjekjet tjera, në përputhje me autorizimet policore dhe urdhrin e prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 nga ta dhe aktualisht po vijon ndërmarrja e veprimeve në këtë fazë preliminare hetimore.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, konform rekomandimit të prokurorit të shtetit për cilësimin e veprës për të cilën dyshohen, personat e arrestuar do të procedohen më tej./arbresh.info/
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...