Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të Katedrales në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me ngjarjen po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 14:40, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se gjatë katër ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të aksidenteve të trafikut./arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova