Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë

14:49 | 22 Janar 2023
A Z

Mbrëmë në mesnatë, Njësia Speciale Operative ka gjetur të holla në vlerë prej 30,870 eurosh, përderisa po kontrollonin një veturë me targa të huaja, të cilin po e ngiste një shtetas serb me inicialet M.R. (2003), në fshatin Bistricë të Mitrovicës.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat”, thuhet në deklaratën e policisë.

Personi i dyshuar më pas është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/