Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin 2015 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
“Në këtë veprimtari morën pjesë, pjesëtarët e Grupit të Punës të Ekspertëve që e negociuan këtë marrëveshje, përfaqësues të Prokurorisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit u njohën hollësisht me konceptin e ndjekjes konstante ndërkufitare përmes përvojave që u sollën nga vende të ndryshme evropiane, si dhe përmes prezantimeve që shtjellonin anën ligjore të këtij aspekti të punës policore.
Veç kësaj, u diskutua edhe rreth bashkëpunimit mes Policive Kriminale dhe të Rendit Publik nga njëra anë dhe Prokurorisë nga ana tjetër lidhur me këtë aspekt të punës policore. Ditën e dytë të veprimtarisë u zhvillua në ushtrim simulues, ku pjesëmarrësve iu dha një skenar dhe iu kërkua që ta vinin atë në zbatim në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...