Policia e Kosovës ka blerë 15 skuterë të cilët do të përdoren nga policët që marrin pjesë në trajnime për përdorimin e mjeteve motorike në Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri.
I gjithë ky investim në skuterët e tipit “Piaggio” i ka kushtuar këtij institucioni 82 500 euro, kanë bërë të ditur zyrtarë e PK-së, për Indeksonline.
“Janë blerë gjithsej 15 skuterë. Çmimi për copë është 5500 euro”.
Këto mjete motorike janë të dedikuara për patrullim policor, fillimisht vetëm në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit, ndërsa më pas mund të përdoren edhe në rajonet e tjera.
“Nuk janë në kuadër të njësive të motoristëve, por në stacione policore në njësi intervenuese”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Tani, për përdorimin e këtyre skuterëve po trajnohen 15 policë, por në të ardhmen priten që numri të shkojë deri në 22 policë.
I gjithë ky trajnim do të zgjasë pesë javë dhe ndahet në dy faza, ku në pjesa e parë përfshinë ligjëratat në klasë kurse tre javët e tjera në poligon. Më pas policët të cilët do ta kalojnë testin do të vazhdojnë trajnimin edhe dy javë në qytet.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...