Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj, pasi të njëjtit kishin qëndruar ilegalisht në territorin e Kosovës.
“Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare”, bën të ditur policia.
Rasti ka ndodhur pasditën e së dielës, në Bërnjak.
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
SPK, Bërnjak 22.08.2021 – 16:00. Në dalje të Republikës së Kosovës në vendkalimin Kufitar Bërnjak janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj të cilët kishin qenë me veturë me targa të shtetit të tyre ( të huaja) dhe të njëjtit dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës. Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës