Raportimet se Policisë së Kosovës i është ndaluar nga ana e KFOR-it që të shkojë në veri të Kosovës, janë mohuar nga zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Në përgjigje me shkrim për RTK-në, policia deklaron se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe me detyra zyrtare, janë në terren.
“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, deklaroi Kelani.
Duke u thirrur në burime ta pakonfirmuara, portale në Prishtinë kanë raportuar se KFOR-i kishte ndaluar Njësitin Special të Policisë të shkojë në veri.
Më vonë të njëjta kanë raportuar se këto njësite janë lejuar të kalojnë, gjithashtu duke u mbështetur në burime të tyre.
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arr...
Merz: Përfundimi i luftës me Iranin çelës për kontrollin e ç...
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...