Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, i dyshuari me iniciale J.P është shtetas serb dhe kërkohej nga Interpool-i, shrkuan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot me datën 11.09.2023 ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar. Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...