Policia arreston një person të dyshuar për ‘detyrim në prostitucion’

14:34 | 13 Dhjetor 2016
M. A.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi disamujor ka bërë sot arrestimin e një personi, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: K. H. i lindur me 1987.

Me këtë rast është identifikuar viktima, e cila ka qenë në raport bashkëshortor me të dyshuarin për një kohë.

Viktima është intervistuar edhe më parë nga njësia e DHTQNJ-së, ku e njëjta nuk ka pranuar strehim.

Kurse pas intervistimit i dyshuari, në konsultim me prokurorin, është ndaluar dhe rasti do të procedohet me kallëzim penal në procedurë të shkurtër në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale