Policia arreston një person në Prizren

15:12 | 10 Nëntor 2016
M. A.

Dje rreth orës 15:30 minuta, njësiti i hetime te e stacionit policor Prizren Veri pas një pune intensivë  ka arrit qe në fshatin Skorobisht te Prizrenit  në kërkim të armëve ilegale qe te identifikoj te dyshuar  AA. ku  ka gjetur dhe sekuestruar një (01) pushke automatike prodhim kinez me nr. serik 3135432,dy (02) karikatorë te pushkës automatike, dhjete (10) krehër te fishekëve dhe Njëqind e gjashtëdhjetë e katër (164)fishekë te kalibrit 7.62mm.

Sipas një njoftimi të policisë, i dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se gjë sendet e gjetura janë te tije dhe ka qen shume kooperativë me hetuesit.

Sipas njoftimit, provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë se shtetit  për procedura të më tejme. Me urdhër te Prokurorit te shtetit i dyshuari   ndalet për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale