Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, sot në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, ka ndërmarrë një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre.
Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së për përfitime materiale të kundërligjshme.
Ky grup gjatë kryerjes të kësaj veprimtarie kriminale ka përdorur rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane.
Për transportimin e viktimave janë shfrytëzuar mjete të ndryshme të transportit, si vetura dhe linja të rregullta të autobusëve për në Serbi. Çmimi për një migrant sillej nga 2500-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar rreth 45 viktima të këtij krimi, të cilët ishin mashtruar. Migrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës.
Të dyshuarit e arrestuar janë:V. L. (1967), F. A.( 1987), D. L.(1993), S. R.(1987).
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: para të gatshme 4400 (katër mijë e katërqind) euro; një armë e gjatë (gjysmë automatike);tri armë të shkurta (revole);46 fishekë të kalibër të ndryshëm;tri vetura;pesë (5) telefona celularë; dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë.
Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.
Hetimet e këtij rasti do të vazhdojnë për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.
Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit ...
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...